Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër atë që e ka quajtur “tentim të republikanëve për t’i shtypur votuesit”.
Ai ka thënë se njerëzit e pushtetshëm po sulmojnë të drejtën e votës dhe ka bërë thirrje për reforma të gjera. Obama, demokrat, ka kritikuar edhe administratën e presidentit Donald Trump dhe disa departamente policore në lidhje me nisjen e protestave kundër racizmit. Obama ka thënë se qeveria e Trumpit po bën punë të madhe për t’i dekurajuar njerëzit që të dalin në votime.
Ish-presidenti, që rrallëherë është parë në publik gjatë viteve të fundit, kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka mprehur retorikën e tij politike. Ani pse nuk ka hezituar të kritikojë Trumpin, një seri të tillë kritikash nuk e ka bërë që prej vitit 2018.
-
Obama: Trumpi nuk mund t’i mbrojë amerikanët
-
Michelle Obama u thotë burrave se një votë për Trumpin është votë kundër grave
-
Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë të ndalojnë arsyetimet dhe ta votojnë Harrisin
-
Obama i kërkon Bidenit ta rishqyrtojë kandidimin
-
Trumpi ankohet për parregullsi në zgjedhje, fton për protesta