Në vazhdën e pushtimit, pjesa më e madhe e Irakut u zhyt në kaos, pasi forcat pushtuese amerikane luftuan një kryengritje lokale, ndërsa komunitete të shumta politike dhe sektare luftuan për të mbushur vakumin e pushtetit të mbetur në Bagdad. Por kurdët, të parë si aleatë të palëkundur të amerikanëve, forcuan pozitën e tyre politike dhe favorizuan investimet e huaja
Irbil, Irak (AP) – Komplekset e “McMansions”, restorante të ushqimit të shpejtë, zyra të pasurive të paluajtshme dhe autostrada të gjera, gjysmë të ndërtuara në Irbil, selia e rajonit gjysmë-autonom kurd në Irakun verior.
Shumë anëtarë të elitës politike dhe të biznesit jetojnë në një komunitet të mbyllur në periferi të quajtur Fshati Amerikan, ku shtëpitë shiten deri në 5 milionë dollarë, me kopshte të harlisura që konsumojnë më shumë se një milion litra ujë në ditë gjatë verës.
Faktorët që nxitën lulëzimin
Pasuria e dukshme është shumë larg nga 20 vjet më parë. Në atë kohë Irbili ishte kryeqytet provincial me moçal pa asnjë aeroport.
Kjo ndryshoi me shpejtësi pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 2003, që rrëzoi Saddam Husseinin. Analistët thonë se kurdët irakianë – dhe veçanërisht klasa politike kurde – ishin përfituesit më të mëdhenj në një konflikt që pati pak fitues.
Edhe
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
Kjo, përkundër faktit se për kurdët e zakonshëm përfitimet e rendit të ri janë zbutur nga korrupsioni dhe lufta për pushtet midis dy partive kryesore kurde dhe midis Irbilit dhe Bagdadit, kryeqytetit irakian.
Në vazhdën e pushtimit, pjesa më e madhe e Irakut u zhyt në kaos, pasi forcat pushtuese amerikane luftuan një kryengritje, ndërsa komunitete të shumta politike dhe sektare luftuan për të mbushur vakumin e pushtetit të mbetur në Bagdad. Por kurdët, të parë si aleatë të palëkundur të amerikanëve, forcuan pozitën e tyre politike dhe favorizuan investimet e huaja.
Irbili u shndërrua shpejt në një qytet të lulëzuar me naftë. Dy vjet më vonë, në vitin 2005, qyteti hapi një aeroport të ri tregtar, të ndërtuar me fondet turke dhe disa vite më pas u pasua nga një aeroport ndërkombëtar i zgjeruar.
Tradicionalisht "narrativa kurde është ajo e viktimizimit dhe e ankesave", tha Bilal Wahabi, bashkëpunëtor në Institutin e Uashingtonit. Por në Irak që nga viti 2003 “kjo nuk është historia kurde. Historia është ajo e fuqisë dhe e fuqizimit”.
“Kurdistani në terren”
Me rënien e Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore, kurdëve iu premtua një atdhe i pavarur në Traktatin e Sevres të vitit 1920. Por traktati nuk u ratifikua kurrë dhe "Kurdistani" u gdhend. Që atëherë ka pasur rebelime kurde në Iran, Irak dhe Turqi, ndërsa në Siri kurdët janë përleshur me forcat e mbështetura nga Turqia.
Në Irak rajoni kurd fitoi vetëqeverisjen de fakto në vitin 1991, kur Shtetet e Bashkuara vendosën një zonë ndalim-fluturimi mbi të si kundërpërgjigje ndaj shtypjes brutale të Saddamit ndaj kryengritjeve kurde.
"Ne kishim ndërtuar institucionet tona, parlamentin, qeverinë", tha Hoshyar Zebari, zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kurdistanit, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e parë të Irakut pas Saddamit. “Gjithashtu, ne kishim luftën tonë civile. Por ne e tejkaluam atë”, tha ai, duke iu referuar luftimeve midis fraksioneve rivale kurde në mesin e viteve 1990.
Duke folur në një intervistë në shtëpinë e tij pallat në Masif, ish-qytet turistik në malet mbi Irbil që tani është shtëpia e pjesës më të madhe të udhëheqjes së KDP-së, Zabari shtoi: “Ndryshimi i regjimit në Bagdad i ka sjellë shumë përfitime këtij rajoni”.
Presidenti irakian, Abdul Latif Rashid, nga Bashkimi Patriotik rival i Kurdistanit, dha gjithashtu një vlerësim pozitiv për zhvillimet pas vitit 2003. Kurdët, tha ai, kishin synuar “një Irak demokratik dhe në të njëjtën kohë një lloj … vetëvendosjeje për popullin kurd”.
Me përmbysjen e Saddamit nga Shtetet e Bashkuara, ai tha: "Ne e arritëm atë ... Ne u bëmë një grup i fortë në Bagdad".
Ndarja sekretare e pushtetit
Kushtetuta pas pushtimit kodifikoi statusin gjysmë të pavarur të rajonit kurd, ndërsa një marrëveshje jozyrtare për ndarjen e pushtetit tani përcakton që presidenti i Irakut është gjithmonë kurd, kryeministri një shiit dhe kryetari i Parlamentit një sunit.
Por edhe në rajonin kurd trashëgimia e pushtimit është e ndërlikuar. Dy partitë e mëdha kurde janë përpjekur për pushtet, ndërsa Irbili dhe Bagdadi janë përballuar vazhdimisht me mosmarrëveshje për territorin dhe ndarjen e të ardhurave nga nafta.
Ndërkohë, arabët në rajonin kurd dhe pakicat, duke përfshirë turkmenët dhe jazidët, ndihen të mënjanuar në rendin e ri, ashtu si kurdët pa lidhje me një nga dy partitë kryesore që shërbejnë si derë për mundësitë në rajonin kurd.
Ndërsa bumi ekonomik ka ngecur në vitet e fundit, si për shkak të çështjeve të brendshme ashtu edhe për prirjet ekonomike globale, një numër në rritje i të rinjve kurdë po largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 19.2% e meshkujve dhe 38% e femrave të moshës 15-24 vjeç ishin të papunë dhe pa shkollë në provincën Irbil në vitin 2021.
Wahabi tha se suksesi ekonomik i Irbilit pas vitit 2003 është i lidhur gjithashtu me shpërdorimin dhe patronazhin e përhapur në sektorin publik.
Edhe
Sulme me dronë ndaj objekteve të SHBA-së në Irak
“Korrupsioni në sistem me të vërtetë po minon potencialin”, tha ai.
Në Kirkuk, një qytet i pasur me naftë i banuar nga një popullsi e përzier kurdësh, turkmenësh dhe arabësh sunitë, ku Bagdadi dhe Irbili kanë luftuar për kontroll, Kahtan Vendavi, kreu lokal i partisë Fronti Turkmen i Irakut, u ankua se "mbështetja e forcave amerikane ishte shumë e qartë për partitë kurde” pas pushtimit të vitit 2003.
Turkmenët janë grupi i tretë etnik më i madh në Irak, me rreth 3 milionë njerëz, por nuk kanë poste të larta qeveritare dhe vetëm një pjesë të vogël të mandateve parlamentare.
Në Kirkuk amerikanët “caktuan një guvernator me kombësi kurde për të menaxhuar provincën. Departamentet dhe agjencitë e rëndësishme të sigurisë iu dorëzuan partive kurde”, tha Vendavi.
“Ndarja klasore”
Disa grupe kurde humbën gjithashtu në rendin e pas vitit 2003, i cili konsolidoi pushtetin e dy partive kryesore.
Ali Bapiri, kreu i Grupit të Drejtësisë së Kurdistanit, një parti islamike kurde, tha se dy partitë në pushtet “i trajtojnë njerëzit që nuk u përkasin (atyre) si qytetarë të klasit të tretë dhe të katërt”.
Bapiri ka arsye të tjera për të kundërshtuar inkursionin e SHBA-së. Megjithëse ai kishte luftuar kundër sundimit të Partisë Baath të Saddamit, forcat amerikane që mbërritën në vitin 2003 e akuzuan atë dhe partinë e tij për lidhje me grupet ekstremiste. Menjëherë pas pushtimit, SHBA-ja bombardoi kompleksin e partisë së tij dhe më pas arrestuan Bapirin dhe e burgosën për dy vjet.
Kurdët që nuk janë të përfshirë në sferën politike kanë shqetësime të tjera, kryesisht ekonomike.
Duke bërë piknik me nënën dhe motrën e saj dhe një çift miqsh në parkun e gjerë “Sami Abdul Rahman”, i ndërtuar në atë që dikur ishte një bazë ushtarake nën Saddamin, 40-vjeçarja Tara Chalabi pranoi se "situata e sigurisë është e shkëlqyer këtu".
Por ajo përmendi një listë me ankesa të tjera, duke përfshirë papunësinë e lartë, fundin e subvencioneve nga qeveria rajonale për karburantin për ngrohje dhe vonesat dhe shkurtimet e shpeshta të pagave të punonjësve publikë si ajo.
"Tani ka pasiguri nëse ata do të na paguajnë këtë muaj", tha ajo.
Aty pranë, një grup studentësh të universitetit thanë se shpresojnë të emigrojnë.
“Të punosh shumë, ishte mjaftueshëm më parë që të kesh sukses në jetë”, tha një 22-vjeçare, e cila e dha vetëm emrin Gala. “Nëse do të studionit shumë dhe do të kishit nota të mira ... do të kishit një mundësi të mirë, një punë të mirë. Por tani është shumë ndryshe. Duhet të keni lidhje”.
Në vitin 2021, qindra kurdë irakianë mësynë Bjellorusinë me shpresën për të kaluar në Poloni ose në vende të tjera fqinje të BE-së. Bjellorusia në atë kohë po shpërndante me lehtësi viza turistike në një përpjekje të dukshme për të bërë presion ndaj Bashkimit Evropian duke krijuar një valë emigrantësh.
Ata që shkuan, tha Wahabi, ishin nga klasa e mesme, në gjendje të përballonin biletat e avionit dhe tarifat e kontrabandistëve.
Edhe Nga Iraku i vitit 1991 tek Irani sot: një histori që po përsëritet“Për mua është një shenjë se nuk ka të bëjë me varfërinë”, tha ai. “Në thelb ka të bëjë me brezin e ri të kurdëve që realisht nuk shohin më një të ardhme për veten e tyre në këtë rajon”.
Përktheu: Forca Jashari
