Punonjësit e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë të dielën një burrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Antakya, disa orë pasi dëgjuan zërin e tij nën rrënoja, raporton agjencia AP.
Punonjësit nxorën burrin në të 30-tat, ndërsa ai ishte një prej nëntë ende të ngujuar në ndërtesë, që nga shembja e ndërtesës si pasojë e tërmetit 7.8 shkallë Rihter që goditi Turqinë të hënën.
Kur e pyetën nëse di për të mbijetuar tjerë, ai tha se nuk ka dëgjuar ndonjë zë për tri ditë.
Burri bëri me dorë ndërsa po bartej me lese nga punonjësit. Punonjësit duartrokitën dhe dëgjoheshin thirrjet “Zoti është i madhërishëm”.
Punonjësit më pas kërkuan qetësi në mënyrë që të kenë mundësi të dëgjojnë për ndonjë të mbijetuar tjetër.
-
Një burrë nxirret i gjallë 167 orë pas tërmetit në Turqi
-
296 orë pas tërmetit nxirren edhe tre të gjallë në Turqi, përfshirë një fëmijë
-
Një burrë shpëtohet nga rrënojat në Turqi pas tetë ditësh
-
Ekipet e shpëtimit në Turqi thonë se po dëgjohen ende zëra nën rrënoja
-
13-vjeçari nxirret gjallë në Turqi pas 182 orëve nën rrënoja