Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se nuk ka shenja se Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz ndaj Gjermanisë, raporton Reuters.
Komentet e Lindnerit kanë ardhur pasi kompania e gazit rus, Gazprom, ka ndalur furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë. Gjermania mbështetet nga gazi rus për gati 40 për qind të furnizimeve të saj.
Rusia ka thënë se shtetet jomiqësore duhet të paguajnë për gazin në rubla, një kërkesë që është parë si një përpjekje për të mbështetur monedhën e saj për shkak të sanksioneve nga perëndimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania me masa për reduktimin e përdorimit të gazit rus
-
Rusia thotë se nuk do të ndalojë furnizimet me gaz për vendet e tjera evropiane
-
Furnizimi me gazin rus vazhdon normalisht në vende të tjera, edhe pse s’paguajnë në rubla
-
Polonia thotë se mund t’ia dalë edhe pa gazin rus
-
Ministri gjerman: Gjermania nuk mund ta ndalojë menjëherë përdorimin e naftës e gazit rus