Ndërsa Polonia dhe Bullgaria janë të parat në Bashkimin Evropian që iu është ndëprerë furnizimi me gaz rus, ato nuk janë të vetmet vende që kanë refuzuar kërkesën e Moskës që dërgesat të paguhen në rubla - për të cilën Gazpromi thotë se është arsyeja pse e ka ndërprerë furnizimin këtë mëngjes, shkruan BBC.
Vende të tjera raportojnë se po vazhdojnë të marrin gaz normalisht.
Austria, e cila ka vazhduar të paguajë për gazin e saj rus në euro, ka thënë këtë mëngjes se furnizimet po vazhdonin pa kufizime. Ajo merr rreth 80% të gazit të saj nga Rusia.
Në mënyrë të ngjashme, Gjermania gjithashtu ka refuzuar të paguajë për gazin rus në rubla. Mbrëmë rregullatori i rrjetit ka thënë se po monitoronte situatën, por shtoi se siguria e furnizimeve ishte "aktualisht e garantuar".
I vetmi vend i BE-së që ofron të paguajë për gazin rus në rubla është Hungaria. Ministri i Jashtëm i saj ka thënë këtë mëngjes se furnizimet ishin normale, duke shtuar se në maj do të transferonte pagesën e radhës për gazin rus në euro për Gazprombank për ta kthyer më pas në rubla.
-
Polonia thotë se mund t’ia dalë edhe pa gazin rus
-
Rusia ndërpret furnizimin me gaz edhe për Letoninë
-
Rusia thotë se nuk do të ndalojë furnizimet me gaz për vendet e tjera evropiane
-
Pos Danimarkës, Rusia ndal furnizimin me gaz edhe për Gjermaninë dhe Holandën
-
Rusia ndërpret furnizimin e Finlandës me gaz