Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri gjerman: Gjermania nuk mund ta ndalojë menjëherë përdorimin e naftës e gazit rus

Gjermania do të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit rus sa më shpejt të jetë e mundur, por nëse bëhet kjo menjëherë, atëherë do të shkaktoheshin dëme tepër të rënda ekonomike në Gjermani.

Këtë e ka thënë ministri gjerman i Financave, Christian Linder, raporton CNN.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian do t’i vendosë sanksione të reja Rusisë, me gjasë në gaz e naftë.

Të martën, BE-ja ka njoftuar për planin për të vendosur një pako të pestë të sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë ndalimin e importit të thëngjillit rus.

“Këto nuk do të jenë sanksionet tona të fundit. Ne kemi ndaluar thëngjillin, por tash po shikojmë naftën”, ka thënë ajo.