Të gjitha furrat e bukës në veri të Gazës janë jashtë funksionit.
OKB-ja ka njoftuar se për shkak të mungesës së karburantit, ujit dhe miellit të grurit, si dhe dëmeve nga sulmet dhe granatimet, asnjë furrë buke nuk është më aktive.
OKB-ja bëri të ditur gjithashtu se mielli i grurit nuk gjendet më as në tregjet në të gjithë veriun e Gazës.
Situata është aq e rëndë sa në një incident të cituar nga OKB-ja, njerëzit që kërkonin dëshpërimisht ushqim hynë në tre furrat e fundit me rezerva të mbetura me miell gruri dhe morën të gjithë miellin e mbetur.
Artikuj të ngjashëm
-
Palestinezët e Gazës s’gjejnë paqe, sërish në ankth për rezerva ushqimore
-
Izraeli i mbyll pikat kufitare me Gazën, organizatat paralajmërojnë mungesë ushqimi
-
Izraeli mbyll kalimet kufitare të Gazës, palestinezët nxitojnë të grumbullojnë ushqim
-
Raport i IPC-së: Përhapja e urisë u parandalua, por palestinezët ende në rrezik nga vdekja prej urisë
-
OBSH: Situata me ndihmat në Gazë mbetet katastrofike