Botë

Nuk gjendet asnjë i mbijetuar pas shpërthimit në Jersey

Një kërkim për njerëz pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në Jersey që la tre të vdekur nuk ka gjetur shenja jete.

Shefat e shërbimit të urgjencës thanë se operacioni i kërkim-shpëtimit tani ishte ai i rikuperimit.

"Ne kemi qenë në kërkim dhe nuk do të ndalemi së kërkuari" tha shefi i zjarrfikësve Paul Brown në një konferencë për shtyp, shkruan BBC-ja.

Mësohet se ishin nëntë banorë të njohur në bllok përpara shpërthimit në St Helier të shtunën në mëngjes.

Tre trupa janë gjetur në skenën e Pier Road dhe ekipet e specializuara po vazhdojnë kërkimin për gjashtë të tjerë.

Vlerësohet se mund të ketë deri në një duzinë, pasi detajet për vizitorët mbeten të panjohura.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00 të së shtunës.

Ekipet e specializuara dhe një qen kërkimi kanë kryer kontrollet në vendngjarje.

Shefi i policisë së Xhersit, Robin Smith përshkroi se si kishte pasur një "kërkim të përpiktë të mbeturinave pas shpërthimit, për të filluar me identifikimin e trupave kur dhe nëse i gjejmë".

Ai tha në konferencën për shtyp: "Kjo do të marrë kohë. Ne nuk do të jemi këtu për ditë, ka të ngjarë të jemi këtu për javë të tëra."