Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia vlerëson se Breivik është ende i rrezikshëm dhe duhet të qëndrojë i izoluar

Anders Behring Breivik, vrasësi serik norvegjez që vrau 77 persona në dy sulme në Norvegji gjatë vitit 2011, mbetet ende shumë i rrezikshëm dhe duhet të mbahet i izoluar në burg, vlerësoi një gjykatë norvegjeze të premten.

44-vjeçari ka paditur shtetin norvegjez në një përpjekje për t'i dhënë fund viteve të izolimit në burg dhe për të hequr kufizimet e tij me botën e jashtme, me pretendimin se po atij po i shkelen të drejtat, shkruan Reuters.

Ai është mbajtur i izoluar që kur vrau tetë persona me një makinë bombë në Oslo dhe pastaj qëlloi për vdekje 69 të tjerë, shumica prej tyre adoleshentë, në ishullin Utoeya.

Edhe pse një vendim final igjykatës lidhur me petendimet e Breivik pritete të merret në javët në vijim, Andreas Hjetland, që përfaqëson Ministrinë e Drejtësisë së Norvegjisë, deklaroi të premten në fjalimin përmbyllës të seancës 5 ditore se nuk ka asnjë bazë për pretendimin se të drejtat e Breivik po shkelen.

"Breivik mbetet shumë i rrezikshëm. Ekziston ende një rrezik i madh që ai mund të kryejë dhunë ose që mund t’i frymëzojë të tjerët (të kryejnë dhunë)”, tha ai në gjykatë.

Edhe Vrau 77 persona, Breivik padit shtetin norvegjez për izolim në burg Botë Vrau 77 persona, Breivik padit shtetin norvegjez për izolim në burg

Breivik tha në një dëshmi teksa qante të martën se izolimi ishte një "makth" dhe se ai e mendonte vetëvrasjen çdo ditë teksa të hënën avokati i tij tha se Brejvik vuante nga depresioni i thellë.

Të enjten, psikiatri i Breivik tha se nuk mendonte se ai ishte në depresion të rëndë.

"... Ai ndihet i vetmuar. Është e rëndë, por unë nuk mendoj se ai është në depresion të rëndë," tha Janne Gudim Hermansen në gjykatë.

Avokatët e Breivik argumentojnë se Norvegjia po shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë seksionet që thonë se askush nuk duhet t'i nënshtrohet "torturës ose trajtimit ose dënimit çnjerëzor ose poshtërues".

Edhe Vrasësi norvegjez Breivik tenton ta padisë shtetin Botë Vrasësi norvegjez Breivik tenton ta padisë shtetin

“Izolimi për më shumë se një dekadë e ka lënë atë në një "botë të mbyllur" me vetëm roje dhe profesionistë të tjerë të burgjeve, detyra e të cilëve është të ruajnë distancën e tyre”, i tha gjykatës të hënën avokati i tij Oeystein Storrvik.