Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia iu ndihmon qytetarëve të saj ta paguajnë energjinë elektrike

Qeveria norvegjeze dëshiron të lehtësojë barrën e rritjes së faturave të energjisë elektrike për qytetarët e saj.

Familjet do të marrin ndihmë nga Qeveria për fatura jashtëzakonisht të mëdha duke u paguar gjysmën e asaj që tejkalon çmimin prej 7.8 cent për kilovat.

Masa do të hyjë në fuqi në dhjetor 2021 dhe do të zgjasë deri në mars.

"Gjendja e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme", deklaroi kryeministri Jonas Gar Stere në një konferencë shtypi në Oslo.

Sipas qeverisë, 560 milionë dollarë do të ndahen në ndihmë të qytetarëve.

Norvegjia është ndër vendet më të pasura në botë për sa i përket PBB-së, dhe ajo arrin në 70 mijë dollarë në vit për çdo norvegjez.