Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të hënën ku ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike.
Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.
“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë
-
Ndahen rreth 8 milionë euro për subvencionimin e energjisë dhe për dëmet në bujqësi
-
Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të energjisë
-
Publikohet kalkulatori që tregon sa është subvencionuar rryma
-
Pakoja për Ringjallje Ekonomike, Qeveria ndan 19 milionë euro