Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një në pesë vetura në Norvegji është elektrike

Norvegjia ka arritur një moment tjetër historik në adoptimin e veturave elektrike.

Bloomberg shkruan se çdo e pesta veturë në këtë shtet tani është pa emetim të dioksidit të karbonit.

Asociacioni norvegjez i Veturave Elektrike vlerëson se do të duhen më pak se dy vjet që veturat elektrike të arrijnë atje 30 për qind të numrit total të veturave.

Blerja e automjeteve elektrike në Norvegji është rritur në 20 për qind, nga 10 për qind sa ishte në më pak se tri vjetët e fundit, ka bërë të ditur Asociacioni.

Rritja e numrit të veturave elektrike në shtetin skandinav është rezultat i disa masave, ndër të cilat më i rëndësishmi - reduktimi i taksave për blerjet e reja. Kjo pritet të çojë në realizimin e targetit që të gjitha veturat e shitura në vitin 2025 në Norvegji të jenë me transmetime zero.

Në vitin 2020, Norvegjia u bë shteti i parë në botë në të cilin modelet e veturave elektrike mbizotërojnë në mesin e të reja.