Njësitë e tankeve ukrainase që luftojnë forcat ruse në Donbas po e mbajnë linjën e tyre, pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për të aneksuar ilegalisht territorin përreth tyre. Qyteti i Bahmutit shtrihet brenda zonës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, shumë afër kufirit me Luhanskun, i cili mbetet tërësisht nën pushtim nga Moska.
Ushtarët e ushtrisë ukrainase kanë mbajtur patrullime në tanket e tyre të prodhuara nga Rusia, këto të fundit sipas tyre u kapën nga një njësi ruse. Një shumicë dërrmuese e popullsisë civile të Bahmutit është larguar nga qyteti që është nën bombardime të rregullta që nga qershori.
Forcat e Kievit kanë bërë arritje të fundit rreth Limanit, rreth 50 kilometra më në veri, pas një kundërofensive të suksesshme në javët e fundit. Rusia është munduar të aneksojë ilegalisht Donnjeckun dhe Luhanskun, si dhe rajonet jugore të Hersonit dhe Zaporizhias, me anë të “referendumeve” të orkestruara nga Kremlini.
-
Luftime të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase në Bakhmut
-
Luftime të rrepta në zonën “kritike”, ushtria ukrainase u reziston sulmeve ruse
-
Ushtria ukrainase merr kontrollin e një fshati në Donetsk
-
Sulm masiv mbi tanket ruse, dalin pamjet e kundërofensivës
-
Rusët e mposhtur i “harrojnë” tanket në tokat ukrainase