Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftime të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase në Bakhmut

Forcat e armatosura ruse janë përpjekur vazhdimisht të kapin Bakhmutin, një qytet në autostradën që lidh Sloviansk me Kramatorsk në rajonin industrial të Donbass, të cilin Moska ende nuk e ka kapur plotësisht siç kërkon.

“Forcat ukrainase janë të angazhuara në luftime shumë të rënda në zonën e qytetit strategjik të Bakhmut (lindje) , të cilin ushtria ruse po përpiqet ta pushtojë. Ne po i mbajmë pozicionet tona në Donbas, veçanërisht në drejtim të Bakhmut, ku gjërat janë shumë të vështira tani, luftime shumë të vështira”, kështu ka raportuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa përsëriti kërkesën që vendet perëndimore të dërgojnë një sasi më të madhe të sistemeve kundërajrore në Kiev.

CNN raporton se forcat e armatosura ruse vazhdojnë të lëshojnë raketa kundër pozicioneve dhe qyteteve të Ukrainës. Kievi akuzon Moskën se përdor gjithashtu UAV-të kamikaze të prodhuara nga Irani.

Megjithëse forcat ukrainase kanë rimarrë mijëra kilometra katrorë territor në kundërofensivat e fundit në lindje dhe jug të vendit të cilat Rusia i pushtoi më 24 shkurt.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë pranojnë se përparimi i tyre ka të ngjarë të ngadalësohet kur të ndeshen me rezistencë më të vendosur.