Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një varrezë masive e epokës së Stalinit është zbuluar në Ukrainë

Është zbuluar nga hulumtuesit në Ukrainë një varrezë masive, e cila besohet se mund t’i përkasë epokës së Stalinit.

Mbetjet e mes 5,000 dhe 8,000 njerëzve janë gjetur në 29 varreza, në qytetin jugor të Ukrainës, Odessa.

Këto varreza që besohet se datojnë nga fundi i vitit 1920, ishin mbuluar gjatë punëve për të zgjeruar një aeroport.

Qindra mijëra ukrainas besohet se kanë vdekur gjatë sundimit të Joseph Stalinit në Bashkimin Sovjetik.

Besohet se viktimat janë vrarë nga njësia sekrete e policisë sovjetike, gjatë fundit të vitit 1930, ndonëse është deklaruar se nuk do të jetë e mundshme që të identifikohen viktimat.

Edhe Krimet e Stalinit, nisin gërmimet për varrezë masive në Ukrainë Botë Krimet e Stalinit, nisin gërmimet për varrezë masive në Ukrainë

Sipas uebsajtit Ukrinform, rreth 8,500 persona në Odessa ishin dënuar me vdekje nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik mes viteve 1938 dhe 1941.

Instituti Kombëtar i Kujtesës ka deklaruar se kjo është një prej varrezave më të mëdha masive të gjetura ndonëherë në Ukrainë.