15 persona, përfshirë tre fëmijë, u lënduan nga të shtënat nga një veturë natën e Halloweenit drejtuar një turme në Chicago, raportoi AP.
Policia ka thënë se tre fëmijët janë një 3-vjeçar, një 11 dhe një 13-vjeçar. Të plagosurit e tjerë janë të rritur.
Një grua e cila po ikte nga vendi i ngjarjes u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën. Ajo u dërgua menjëherë në spital.
Disa nga viktimat janë në gjendje të rëndë, ndërsa nuk u raportua për të vdekur.
Policia ka shtuar se të shtënat zgjatën pak sekonda.
Sipas videos nga kamerat e sigurisë, të përfshirë ishin dy të armatosur që gjuajtën në drejtim të turmës.
Edhe
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
Ende nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërkohë që nuk dihet motivi.
Artikuj të ngjashëm
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Automjeti përplas turmën në Los Angeles, 31 të lënduar – disa në gjendje kritike
-
Në Colorado sulmohet turma që kërkonte lirimin e pengjeve izraelite
-
Dhjetë të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate në New York