Policia e Turqisë ka njoftuar të hënën se ka arrestuar një grua siriane, që dyshohet se ka lidhje me militantët kurdë, ndërsa është thënë se ajo ka pranuar se ka vendosur bombën në Taksim në Stamboll të dielën, si pasojë e të cilës vdiqën gjashtë persona e u lënduan mbi 80 tjerë, raporton agjencia AP.
Militantët kurdë kanë mohuar kategorikisht lidhjen me këtë sulm.
Shpërthimi i të dielës në rrugën “Istiklal”, një rrugë e famshme për shitore e restauronte që çon te Sheshi Taksim, shokoi botën.
“Pak më herët, personi që la bombën është arrestuar nga Departamenti i Policisë së Stambollit”, ka thënë ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu të hënën. Policia më vonë e identifikoi të dyshuarën si Ahlam Albashir, një shtetase siriane.
Departamenti i Policisë së Stambollit ka thënë se janë shikuar video nga rreth 1200 kamera të sigurisë dhe janë bërë bastisje në 21 lokacione. Janë ndaluar afro 46 persona tjerë, të cilët janë marrë në pyetje.
E dyshuara është larguar nga skena në taksi, pasi ka lënë bombën në rrugë, ka thënë Policia.
Policia ka thënë se e dyshuara u ka thënë gjatë marrjes në pyetje se ajo është stërvitur nga një “zyrtar special i inteligjencës” i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe po ashtu nga grupi siriano-kurd i Partisë së Unionit Demokratik. Ajo ka thënë se është futur ilegalisht në Turqi nga qyteti Afrin.
Edhe
21 të arrestuar për shpërthimin vdekjeprurës në Stamboll
Partia e Punëtorëve e Kurdistanit ka mohuar përfshirjen, duke thënë se nuk shënjestron civilët.
Në Siri, grupi kryesor kurd i milicisë, Njësiti i Mbrojtjes së Njerëzve ka mohuar çdo lidhje me të dyshuarën.
E dyshuara ka thënë se do të ikte në Greqi po të mos ndalohej.
-
Turqia arreston 10 të dyshuar për sulmin me armë jashtë Konsullatës izraelite në Stamboll
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Turqisë në ditën e shtatë të protestave për Imamoglun
-
Përleshje mes policisë e protestuesve në Stamboll në Ditën Ndërkombëtare të Punës