Autoritetet turke njoftuan se 21 persona të dyshuar janë arrestuar në Turqi, lidhur me shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi të dielën në Stamboll, raportoi CNN-i të hënën.
Në këtë shpërthim u vranë gjashtë persona e 81 të tjerë u lënduan, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e Turqisë. Rasti është konsideruar si sulm terrorist, ka thënë nënpresidenti turk, Fuat Oktay.
“Ne e konsiderojmë atë si akt terrorist, si rezultat i një sulmi nga një grua, që shpërtheu bombën”, tha ai të dielën.
Zyrtarë të Turqisë deklaruan se të përfshirë në këtë shpërthim mund të jenë separatistë nga Partia e Punës të Kurdistanit dhe Partia e Bashkimit Demokratik.
Dyshimet e autoriteteve turke janë tek një grua që në sheshin ku ndodhi shpërthimi, po qëndronte ulur, ndërsa pak para shpërthimit, u çua dhe iku. 50 nga 81 të plagosurit janë liruar nga spitali për në shtëpi, ndërsa 31 të tjerë ende po trajtohen.
Edhe
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
Derisa rruga “Istiklal”, në të cilën ndodhi shpërthimi, të hënën është rihapur për qarkullim për këmbësorë.