Botë

Një rajon tjetër spanjoll mbyllet pas rritjes së rasteve me koronavirus

Foto: Reuters

Spanja ka vendosur të mbyllë një rajon tjetër pas rritjes së rasteve me koronavirus, njoftojnë autoritetet lokale, raporton "The Independent". 

Njerëzve do t’u ndalohet hyrja dhe largimi nga La Marina, që gjendet në afërsi të Lugos në Galicia, për pesë ditë duke filluar nga mesnata e të dielës.

Vetëm 24 orë më parë është mbyllur edhe Segria në Kataloni, një vend me rreth 210 mijë banorë.

Spanja është një nga vendet ishte goditur më së rëndi nga koronavirusi. Mirëpo, ka filluar lehtësimi i masave. Por, me lehtësimin e masave ka nisur shtimi i rasteve në disa rajone.