Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia shtrëngon masat kundër koronavirusit në pesë rajone të tjera

Qeveria italianë të hënën ka shtrënguar masat kundër koronavirusit në pesë rajone, ka thënë një burim nga Ministria e Shëndetësisë, në përpjekje për të ndaluar valën e dytë të pandemisë.

Qeveria ka lëshuar një dekret javën e kaluar që shtrëngon kufizimet në vend dhe ndan vendin në tri zona varësisht nga intensiteti i përhapjes së virusit, raporton Reuters.

Tuscany, që përfshinë qytetet e Florences dhe Sienas, Liguria, Abruzzo, Umbria dhe Basilicata janë rajone që do të kthehen në “zona të portokallta” ku restorantet dhe baret detyrohen të mbyllen, ndërsa dyqanet mbeten të hapura, e njerëzit janë të lirë të lëvizin brenda qyteteve të tyre por jo jashtë tyre.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e mërkurja, sipas burimeve.