Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia bllokohet përsëri, mbyllen shkollat

Qeveria italiane ka marrë vendim për ribllokim të vendit pas përhapjes së koronavirusit. Nga e hëna miliona banorë të Italisë do gjenden në bllokim derisa Roma zyrtare pritet të fillojë një plan ambicioz vaksinimi.

Qytetet janë të ndara në zona, në atë kuqe gjenden: Roma, Campania, Emilia-Romagna, Friuli-Venezia Giulia, Lazio, Lombardia, Piemonte, Veneto, Marche, Molise, Puglia, Trento. Në atë të verdhë gjenden: Bolzano, Tuscany, Abruzzo, Calabria, Liguria, Sicilia, Umbria dhe Valle d’Aosta ndërsa Sardenja mbetet në grupin e bardhë.

Vendimi i Qeverisë thotë që në zonë të kuqe do mbyllen shkollat, qendrat ditore dhe dyqanet. Restorantet do lejohen të operojnë vetëm me ushqime me porosi derisa liria e lëvizjes brenda rajonit është ndaluar rreptësisht.

Në anën tjetër, për shkak të Pashkëve, Italia ka vendosur që më 3,4 dhe 5 prill të lejohen vizitat mes orës 5:00 deri 22:00, për një maksimum prej dy personash dhe me fëmijë nën moshën 14-vjeçare.