Masat kufizuese në shumë pjesë të Italisë do të lehtësohen nga e diela. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përpos pesë rajoneve të Italisë, rajonet e tjera do konsiderohen “të verdha”.
Rajoni i Venecias, Veneto, do kalojë nga zona e portokalltë në të verdhë, e cila lejon rihapjen e bareve dhe restoranteve, shkruan CNN.
Nga e diela, rajonet e Pulias, Sardenjës, Sicilisë, Umbrisë dhe provincës autonome të Bolzanos, do të jenë në zonën portokalli.
“Shkalla e transmetimit të infeksionit ra në 0.84. Është një rezultat inkurajues i sjelljes korrekte të njerëzve dhe masave të Krishtlindjeve që kanë funksionuar. Rajone të shumta do të kthehen në zonën e verdhë. Ky është një lajm i mirë, por duke mbajtur vëmendjen. Sfida ndaj virusit është ende shumë komplekse, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.