Organizata joqeveritare gjermane “Syri i Detit” ka shpëtuar 325 persona gjatë pesë operacioneve të ndryshme të shpëtimit në ujërat libiane të Detit Mesdhe.
Kjo organizatë po operon aktualisht me dy anije për të lokalizuar dhe shpëtuar emigrantë dhe refugjatë që po mundohen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë.
Emigrantët shpesh marrin përsipër rrezikun me barka e gomone të papërshtatshme për ujëra të rrezikshme.
“Syri i Detit” ka bërë të ditur se autoritetet italiane dhe libiane nuk u ishin përgjigjur thirrjeve të ekuipazheve për ndihmë.
Në mesin e 325 personave të shpëtuar 152 ishin fëmijë, 31 gra – prej tyre dy shtatzëna dhe 142 burra. Pesë emigrantë kishin pësuar lëndime të rënda.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpëtohen 258 emigrantë në dy operacione të veçanta në brigjet e Libisë
-
Anija “Ocean Viking” shpëton 113 persona në Mesdhe
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Dy fëmijë të vdekur nga mbytja e një anije emigrantësh në Mesdhe
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe