Një mjek është arrestuar në Berlin mbi dyshimin se ka vrarë katër pacientë të moshuar dhe se ka tentuar t’i fshehë dëshmitë duke u vënë zjarr shtëpive të tyre.
Mjeku 39-vjeçar është urdhëruar të dërgohet në mbajtje në pritje të aktakuzës, kanë thënë prokurorët, raportoi AP.
Ai akuzohet për vrasjet e katër pacientëve që ishin nën kujdes në qershor dhe korrik dhe për zjarrvënie të shtëpive.
Në rastin e parë të raportuar më 11 qershor, zjarrfikësit mundën ta fiknin zjarrin dhe ta nxirrnin viktimën, por ajo vdiq më pas në spital. Më 8 korrik i dyshuari vrau një 76-vjeçare, kanë njoftuar prokurorët.
Më pas dyshohet se vrau një 72 dhe një 94-vjeçare gjatë korrikut.
Hetuesit nuk kanë dhënë informacion për motivin e vrasjeve.
-
Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve
-
Infermieri gjerman vrau 10 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Dërgohet në Gjermani për mjekim doktori amerikan i prekur me Ebolë
- Të shtëna e shpërthime të fuqishme në Munchen, një i vdekur