Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së dy tramvajëve në Rusi.
Shumica e pasagjerëve kanë pësuar lëndime të rënda pasi në momentin që frerët e tramvajit, i cili po lëvizte në shpejtësi të lartë, dështuan, ata filluan të hidheshin nga dyert dhe dritaret e tij.
Tramvaji thuhet se doli jashtë kontrollit në orën 7:35 të mëngjesit, dhe pasagjerët u hodhën drejt e në autostradën e ngarkuar Logovaya.
Tramvaji u përplas më pas me një tjetër tramvaj në qytetin rus të Kemerovos, raporton “DailyMail”.
Numri i të plagosurve u rrit me shpejtësi në 102 në orët e para pas incidentit të tmerrshëm, dhe të paktën një person është konfirmuar i vdekur.
Shtatë nga të lënduarit janë fëmijë.
-
Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një ure mbi një tren në Rusi
-
Dy të vdekur e rreth 100 të lënduar pas aksidentit të trenit me një kamion në Rusi
-
Tre të vdekur pasi një autobus bie nga një urë në një lumë në Rusi
-
Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në Turqi pasi një teleferik përplaset në një shtyllë
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë