Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga një sulm me armë në Bregun Perëndimor

Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktën tetë të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur që ka ndodhur të enjten herët, në rrugën pranë një postblloku në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Policia izraelite ka bërë të ditur disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike, raportoi AP.

Policia ka thënë se sulmuesit gjuajtën me armë gjatë kohës kur trafikut ishte i ngadaltë, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së enjtes, në autostradën kryesore në lindje të Jerusalemit, në drejtim të veturave që prisnin pranë një postblloku.

Forcat e sigurisë në vendngjarje vranë dy nga personat e armatosur. Një i tretë u gjet gjatë kontrolleve të zonës më pas dhe u ndalua.