Botë

Një i lënduar e dy të zhdukur nga një shpërthim në një ndërtesë në Atlanta

Një shpërthim ka goditur një apartament në Atlanta të dielën, duke lënë të paktën një person të lënduar, kanë bërë të ditur autoritetet.

Zëvendësshefi i Zjarrfikësve, Melvin Carter, ka thënë se shkaku i shpërthimit nuk dihet ende mirëpo pak çaste para se të ndodhte shpërthimi, një banor i ndërtesës kishte lajmëruar Qendrën e Gazit në Atlanta se kishte ndjerë një erë të fortë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Disa media amerikane kanë raportuar se dy persona janë zhdukur pas këtij rasti, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Carter sipas të cilit është kontrolluar 90% në proces të kërkimit për ndonjë të ngujuar të mundshëm.

Image