Një grua është gjetur e vdekur në një shteg ecjeje pranë Parkut Kombëtar në Montana (SHBA) pasi dyshohet se u sulmua nga një ari i murrmë, bënë të ditur zyrtarët e parkut.
Siç raportoi BBC-ja të hënën, gjurmët e ariut u zbuluan pranë trupit të gruas së vdekur të shtunën, mirëpo shkaktari i vdekjes ende s’është konfirmuar nga ekipet mjekësore.
Ky park kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dy lloj arinjsh: të murrmë dhe të zi. Këto konsiderohen si llojet më të rrezikshme të arinjve, ndërsa sulmet janë shtuar viteve të fundit.
Autoritetet policore kanë lëshuar një alarm të mbylljes së zonës ku është gjetur trupi i pajetë i gruas. Ata kanë bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj arinjve.