Një grua e ka kapur për këmishe politikanin Italian Matteo Salvini, të mërkurën, teksa ai po bënte fushatë për partinë e tij “Liga” në rajonin qendror të Toskanës, duke ia grisur atë.
Videot e postuara në medie sociale shfaqin italianen duke e mbërthyer për këmishe politikanin dhe duke i bërtitur, teksa ai mbërriti në qytezën Pontassieve, për një tubim në prag të zgjedhjeve rajonale të caktuara për 20 dhe 21 shtator, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Gruaja u largua menjëherë nga policia. Mediat lokale kanë bërë të ditur se ajo ishte me prejardhje nga Kongo. Policia lokale ka thënë se asaj i është tërhequr vërejtja dhe nuk është arrestuar.
Io maledico anche quella feccia umana che ha esclamato “maledetta scimmiona” alla fine del video. pic.twitter.com/TSMNgFN99I
— Marvin Whitfield (@sirwhitfield) September 9, 2020