Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, ka njoftuar për arrestimin një aktivisti dhe gazetari vendas për gjoja koordinimin e planit për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.
Carlos Julio Rojas, i cili ka udhëhequr shpesh protestat antiqeveritare, është arrestuar të hënën, ka njoftuar prokurori Saab, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet po hetojnë komplotet e supozuara që kanë çuar në arrestimin e më shumë se 30 personave, duke përfshirë një avokat të shquar të të drejtave të njeriut dhe bashkëpunëtor të kandidatit kryesor të opozitës për president.
Një nga të arrestuarit, sipas prokurorit Saab, ka deklaruar se Carlos Julio Rojas më 25 mars ka koordinuar një komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.