Një burrë në Filipine ka vdekur pasi u detyrua të bënte 300 ushtrime “squats” për prishjen e masave anti-Covid, nga policia.
Më 1 prill, Darren Manaog Penaredondo, 28-vjeçar, u largua nga shtëpia e tij në General Trias, një qytet në provincën Cavite, i cili është nën bllokim për shkak të rritjes së rasteve Covid-19, për të blerë ujë, tha familja e tij. Por ai u ndalua nga policia dhe iu tha të bënte “ushtrime squat" 100 herë, sipas raportit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e bëri atë të përsëriste stërvitjet, që do të thotë se ai në fund të fundit bëri rreth 300 “squat”.
“Ai kishte filluar të dridhej e më pas edhe ka vdekur”, ka thënë thënë familja.
Filipinet kanë regjistruar më shumë se 819.000 infeksione me 14.000 të vdekur sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins.
Departamenti i Punëve të Brendshme ka kërkuar që të ngritën hetime rreth rastit.
Vdekja e Peneradondos është vazhdimësi e disa incidenteve nga sjellja brutale e Policisë.