Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë në Gjermani dhe një tjetër në Austri vdiqën nga fishekzjarret mbrëmë

Shpërthimi i fishekzjarrëve është bërë shkak i vdekjes së dy burrave në natën e Vitit të Ri, njëri në Gjermani dhe tjetri në Austri, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Një burrë 37-vjeçar vdiq në Hennef të Gjermanisë. Në të njëjtën ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një 39-vjeçar i cili është dërguar në spital.

Në Austri, një 23-vjeçar humbi jetën në jugperëndim të Vjenës dhe tre persona të tjerë u plagosën.

Disa persona të tjerë u plagosën në fatkeqësi të tjera që përfshinin fishekzjarrë në qytetet gjermane të Leipzig dhe Hamburg, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Shitja e fishekzjarreve për përdorim personal u ndalua në Gjermani këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Disa gjermanë blenë fishekzjarrë ilegale ose ndërtuan të tyren, duke rritur rrezikun e aksidenteve.