Gjermanët që po kundërshtojnë një ndalim të qeverisë për shitjen e fishekzjarrëve në vend përpara festimeve të Vitit të Ri, po shkojnë në turma përtej kufirit drejt dyqaneve dhe fabrikave polake.
Ndalimi u bë këtë muaj për vitin e dytë radhazi si përpjekje për të ndaluar grumbullimet e mëdha gjatë pandemisë dhe të lehtësojë ngarkesën në spitale, të cilat zakonisht mbushen për të trajtuar lëndimet serioze dhe djegiet nga mjetet piroteknike.
Në natën e Vitit të Ri në Gjermani, tubimet private do të kufizohen në 10 persona që janë të vaksinuar, në përjashtim të fëmijëve nën 14 vjeç. Klubet dhe diskotekat nuk mund të hapen dhe restorantet mund të operojnë vetëm nën rregulla strikte, raporton Guardian.
Në një dyqan të fabrikës së fishekzjarrëve në Slubice, Poloni, afër kufirit gjerman, njerëzit që kishin udhëtuar nga e gjithë Gjermania raportuan se ishin në radhë deri në tre orë këtë javë, duke mbushur makinat dhe furgonët përpara festimeve.
Prodhuesit gjermanë të fishekzjarrëve bëjnë rreth 95% të shumës së tyre vjetore prej rreth 200 milionë euro në tre ditët para fillimit të vitit kur zakonisht lejohen të shiten fishekzjarrë. Gjermania është tregu më i madh në Evropë, i barabartë me atë të SHBA-së. Disa prodhues kanë thënë se besojnë se pandemia po përdoret si një justifikim për të shtyrë industrinë drejt falimentimit.
-
Të paktën katër të vdekur në Gjermani nga incidentet e lidhura me fishekzjarrë
-
Përfundon me përleshje protesta kundër masave në Gjermani
-
Një burrë në Gjermani dhe një tjetër në Austri vdiqën nga fishekzjarret mbrëmë
-
Evropianët rivendosin kufizimet ndërsa Omicroni përfshin kontinentin
-
Evropa përgatitet për Krishtlindje “pa festë”