Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një burrë arrestohet për terrorizëm pasi u deportua nga Turqia

policia

Aine Davis, 38 vjeç, është akuzuar për vepra terrorizmi pasi u deportua në Angli nga autoritetet turke, raportoi të mërkurën BBC.

Ai dyshohet të jetë pjesëtar i celulës terroriste të IS-it të quajtur “The Beatles”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është lënë në paraburgim nga policia dhe do të paraqitet në gjykatë në Londër menjëherë të enjten.

Burri u arrestua në aeroportin Luton, Londër, pasi mbërriti me një fluturim nga Turqia të mërkurën.

Ai është akuzuar edhe për posedim të një arme zjarri për qëllime të lidhura me terrorizmin.