Një djalë 16-vjeçar është arrestuar nën dyshime për terrorizëm, raporton BBC. Ai është ndaluar në aeroportin Stansted në Londër, derisa po priste të hipte në aeroplan.
Akuzat janë të lidhura me ideologjinë ekstremiste islamike, është njoftuar nga Policia e Londrës.
Ai mbetet në paraburgim.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka marrë informata që do t’i hynin në punë një personi që po përgatitej të kryente një akt terrorist.
Është kontrolluar edhe apartamenti ku po jetonte djaloshi në lindje të Londrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Britani një i dyshuar për sulmin kibernetik në aeroportet evropiane
-
Arrestohen tetë të dyshuar për terrorizëm në Angli
-
Arrestohen persona të dyshimtë për terrorizëm në Paris
-
Arrestohen dy tinejxherë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulm
-
Arrestohet në Pejë 16-vjeçari i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste