Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një avion ushtarak amerikan bie në Paqësor me 11 persona në bord

Një avion ushtarak amerikan, që transportonte 11 persona, ra në oqeanin Paqësor pranë Filipineve, ndërkohë që po i bashkohej një aeroplanmbajtëseje amerikane, njoftoi sot marina amerikane.

“Një avion i marinës amerikane, që transportonte 11 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në oqean në juglindje të Okinavas”, theksoi marina amerikane në një komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Operacione shpëtimi për personelin janë duke u zhvilluar dhe situata e tyre shëndetësore do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i ‘USS Ronald Reagan”, shtoi ajo duke iu referuar një aeroplanmbajtëseje amerikane që po zhvillonte manovra në atë zonë.