Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Aeroplani rrëzohet në Oqeanin Paqësor, s’dihet sa ishin në bord

Një aeroplan është rrëzuar në Oqeanin Paqësor pasi “fluturoi në mënyrë të çrregullt”, pranë një aeroporti në jug të San Franciskos të dielën, njoftuan autoritetet, ka raportuar Dailymail.

Zyra e Qarkut San Mateo ka njoftuar se ekipet e shpëtimit po kërkonin avionin që u rrëzua në Gjirin e Half Moon, e aty pranë gjetën disa mbetje të rrënojave. Nuk është e qartë se sa persona gjendeshin në bord në momentin e përplasjes.

Roja Bregdetare e SHBA-së, Patrulla e Autostradës së Kalifornisë dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Një dëshmitare e përshkroi aeroplanin si i madh dhe tha se ka dëgjuar zhurmën e motorit “kur u godit”.

“Po hanim darkë në oborr kur dëgjuam motorin të kërciste. Siç e dëgjoni në filma, ishte një lloj avioni i madh, shumë i dukshëm”, ka thënë dëshmitarja Melissa Richter.