Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nisin në Washington bisedimet mes Izraelit dhe Libanit për fundin e luftës

Bisedimet Izrael-Liban

Libani dhe Izraeli kanë nisur të martën në Washington bisedimet e para të drejtpërdrejta diplomatike në dekada, pas më shumë se një muaji lufte midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah që ka tronditur vendin e vogël mesdhetar.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të ndërmjetësojë bisedimet në Uashington mes ambasadorit izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, dhe ambasadores libaneze në SHBA, Nada Hamadeh Moaëad.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hezbollahu kundërshton bisedimet e drejtpërdrejta dhe nuk do të përfaqësohet. Ëafiq Safa, një anëtar i lartë i këshillit politik të grupit militant, i ka thënë Associated Press se grupi nuk do t'i përmbahet asnjë marrëveshjeje të arritur në bisedime.

Të paktën 2,089 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban, ka thënë ministria e Shëndetësisë, midis tyre 252 gra, 166 fëmijë dhe 88 punonjës mjekësorë, ndërsa 6,762 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 1 milion njerëz janë zhvendosur.

Qeveria libaneze shpreson se bisedimet do të hapin rrugën për t'i dhënë fund luftës. Ndërsa Irani e ka vendosur përfundimin e luftërave në Liban dhe në rajon si kusht për bisedime me Shtetet e Bashkuara, Libani këmbëngul të përfaqësojë veten.

Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban, pala izraelite flet për “epokë të paqes”

22 min. më parë / 14 pri 2026 20:36
Bisedimet

Kanë përfunduar në Washington të martën bisedimet mes Izraelit dhe Libanit, me ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Pas bisedimeve ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, u ka thënë gazetarëve të mbledhur se përfaqësuesit nga të tre vendet zbuluan sot se janë në të njëjtën anë të ekuacionit dhe se kjo është gjëja më pozitive që mund të kishim arritur.

"Të dya palët jemi të bashkuar në çlirimin e Libanit nga fuqia pushtuese e dominuar nga Irani e quajtur Hezbollah", ka deklaruar Leiter.

Ai ka vazhduar të tregojë më shumë rreth bisedës së tij me ambasadoren libaneze në SHBA, Nada Hamadeh, në departamentin e shtetit të SHBA-së.

"Ne folëm për një sërë gjërash, më e rëndësishmja për vizionin afatgjatë, ku do të ketë një kufi të përcaktuar qartë midis vendeve tona, dhe e vetmja arsye pse do të na duhet të kalojmë në territorin e njëri-tjetrit do të jetë me kostume biznesi për të kryer biznes ose me kostume banje për të shkuar me pushime”, ka shtuar ai.

Hezbollahu është "më i dobësuar se kurrë më parë”, ka thënë Leiter, duke premtuar të vazhdojë të "pastrojë" rajonin nga kërcënimi "malinj" i grupit.

Luftërat e Izraelit në Liban e kanë dobësuar Hezbollahun deri në atë pikë sa është e mundur që qeveria libaneze të "kalojë në një epokë të re paqeje", thotë Leiter.

Ai ka thënë më tej se të tri palët kanë folur për dy orë e gjysmë, dhe një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti.