Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis votimi në referendumin për emrin në Maqedoni

Qytetarët në Maqedoni kanë filluar të dalin në pikat e votimit për të votuar lidhur me referendumin për emrin e Maqedonisë.

Në pika të votimit dhe rrugë të Shkupit ende është qetë në këto orë të para të mëngjesit, megjithatë nga anketat e bëra me qytetarë dhe vëzhgues, thonë se pritet që të ketë interesim të madh sot.

Qytetarët që kanë dalë në votim i thanë KosovaPress-it se presin që të bëhet më mirë pas kësaj dite.

Ndërkohë, Gjyljana Zairi, drejtoreshë në qendrën 2827 në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në komunën e Çairit, tregoi për KosovaPress se çdo gjë ka filluar me kohë në këtë pikë votimi dhe me të gjitha materialet e nevojshme.

Në këtë pikë votimi të drejte vote kanë 1006 votues.

Të drejtë vote sot kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19.

Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj. Lista zgjedhore numëron gjithsej 1 milion e 806 mijë e 336 votues me të drejtë vote.

Edhe Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen Botë Në mungesë të epilogut për emrin, Maqedonia rrezikon ndarjen

Referendumi mbahet pas arritje së marrëveshjes mes qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë për emrin.

Referendumi është përkrahur nga partitë e pozitës maqedonase dhe nga të gjitha partitë shqiptare në këtë vend, kurse kundërshtohet nga opozita maqedonase.

Pro emrit dhe referendumit janë shprehur vendet e Bashkimit Evropian, të cilat e kanë quajtur edhe si referendum për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.