Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Maqedonisë me mendime të ndryshme për referendumin

Banorët e Shkupit e kanë komentuar rezultatin e referendumit të Maqedonisë për ndryshimin e emrit, në të cilin nuk u arrit të sigurohej një pjesëmarrje prej 50 përqind e votuesve.

Disa banorë thanë se referendumi pati sukses, pasi që më shumë se 600,000 votues votuan për ndryshimin, raporton KTV.

Të tjerë thanë se edhe pse maqedonasit ishin në përgjithësi pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ata nuk do të kërkonin anëtarësimin “me çdo kusht”.

Pjesëmarrja zyrtare ishte vetëm 36 përqind dhe zyrtarët zgjedhorë bënë të qartë se nuk kishte mundësi që pragu të kalohej.

Ndërsa, kryeministri maqedonas, në një konferencë për media, deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje.

Ai ka thënë se vota pro e qytetarëve e obligon atë që procesin ta kalojë në procedurë parlamentare, e në rast se nuk i siguron 2/3 e votave, nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Zaevit, fundi i nëntorit do të ishte i përkryer për këto zhvillime të reja.

Artikuj të ngjashëm