Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis takimi katërpalësh në Turqi për eksportin e grurit ukrainas

Në Turqi ka nisur takimi katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë e delegacionit të Kombeve të Bashkuara, rreth çështjes së grurit ukrainas, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes të mërkurën në Twitter.

Në takim raportohet se po diskutohet mundësia e lejimit të dërgimit së grurit dhe drithërave tjera nga Ukraina në Evropë, nëpërmjet disa korridoreve. Aktualisht, portet ukrainase janë të bllokuara për eksportim të grurit.

Këtë takim, Turqia e ka paralajmëruar ditë më parë, me të cilin synohet të zgjidhet bllokada.

Me nisjen e luftës në Ukrainë nga forcat ruse, eksporti i kulturave bujqësore ukrainase stagnoi, me ç’rast çoi në ngritjen e çmimeve të grurit e misrit.

Ukraina njihet si vendi me më së shumti kultura bujqësore.

Para nisjes së pushtimit rus, pjesa më e madhe e Evropës ishte furnizuar me grurin ukrainas. Rusia është akuzuar për bllokim të hapësirave transportuese dhe ndalim të furnizimit me ushqime nga banorët vendas.