Ministrat e Bujqësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar të martën, në kërkim të zgjidhjeve për transportin e drithërave, pas cenimit të sigurisë globale të ushqimit.
Takimi u thirr pasi Rusia pezulloi Marrëveshjen e Grurit me Ukrainën, që lejonte eksportin e drithërave nga Ukraina në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
Ministrat, në të njëjtën kohë po kërkojnë zgjidhje për të mbrojtur çmimet dhe fermerët në vendet që kufizohen me Ukrainën.
Në takim është diskutuar edhe mundësia e transportit të grurit përmes rrugëve tokësore, por Ukraina insiston që këtë ta bëjë përmes atyre detare.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrihet marrëveshja për përshpejtimin e eksportit të grurit përmes Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë
-
BE-ja kërkon zgjidhje për eksportin e grurit të Ukrainës
-
BE-ja: I papranueshëm vendimi i Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importeve nga Ukraina
-
Pas Polonisë edhe Hungaria vendos të ndalojë importet e drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina
-
Ukraina kërkon leje për shitjen e drithit nga Deti i Zi