Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është pritur të premten nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në ndalesën e fundit të Blinkenit gjatë vizitës së tij të gjashtë në Lindjes e Mesm, që kur ka nisur lufta në Gaza.
Para takimit me Netanyahun, Blinkeni ka deklaruar se do t’ia paraqes atij alternativat lidhur me planin izraelit për një ofensive tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Ndërkohë, të premten më vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të hedh në votim një rezolutë të sponsorizuar nga SHBA-ja e cila kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Rezoluta po ashtu thekson rëndësinë e ndihmave për Gazën.
Blinkeni mbërrin në Izrael, me Netanyahun do të flasë për armëpushim në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur të premten në kryeqytetin e Izraelit, ndalesa e fundit në udhëtimin e gjashtë urgjent në rajon, që kur ka nisur lufta në Gaza.
Blinkeni ka thënë se do të paraqesë alternativa lidhur me planin e një sulmi tokësor të Izraelit në qytetin Rafah të Gazës, gjatë takimit me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës në Tel Aviv, raportoi AP.
Edhe
Trumpi pret sot Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë përpara planin e Gazës
Blinkeni të enjten ka diskutuar me liderët arabë rreth përpjekjeve për të arritur marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe për idenë e Gazës së pasluftës.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë të premten për një rezolutë të paraqitur nga SHBA-ja e cila kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
Rezoluta gjithashtu mbështet përpjekjet diplomatike për të siguruar një "armëpushim në lidhje me lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura" dhe thekson "nevojen urgjente për të zgjeruar rrjedhën e ndihmës humanitare për civilët në të gjithë Rripin e Gazës".