Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur për në Lindje të Mesmë të dielën për t'u përpjekur të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gaza, pas muajsh negociatash.
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit e tjerë, Egjipti dhe Katari dukej se po i afroheshin një marrëveshjeje pas dy ditësh bisedimesh në Doha, raporton AP.
Por Hamasi ka shprehur rezistencë ndaj atyre që thotë se janë kërkesa të reja nga Izraeli, dhe kjo ka bërë që bisedimet e gjata të ngecnin vazhdimisht.
Ndërmjetësuesit kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për të ndalur luftimet, përpjekje që kërkoinin urgjencë të re pas vrasjes së dy militantëve kryesorë muajin e kaluar nga Izraeli.
Një zyrtar amerikan ka thënë të premten se ndërmjetësit po fillonin përgatitjet për zbatimin e propozimit të fundit të armëpushimit derisa zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu shprehu pak optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet.
Një delegacion izraelit do të udhëtojë në Kajro të dielën për bisedime të mëtejshme dhe Blinkeni pritet të të kohet me Netanyahun të hënën.
-
Blinkeni arrin në Izrael për t'i nisur bisedimet për armëpushim
-
Blinkeni largohet nga Lindja e Mesme derisa armëpushimi në Gaza mbetet i paarritshëm
-
Blinkeni në Egjipt kërkon përparim rreth marrëveshjes për armëpushim në Gaza
-
Blinkeni takohet me Netanyahun në Jerusalem
-
Blinken: Momenti vendimtar për bisedimet e armëpushimit në Gaza