Samiti i Bashkimit Evropian për të diskutuar nëse do t’i jepet statusi kandidat Ukrainës, ka filluar të enjten pasdite në Bruksel, njoftoi CNN-i.
27 udhëheqësit e BE-së kanë nisur mbledhjen e do të takohen sërish të premten, për të diskutuar aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Para nisjes së këtij samiti, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka përgëzuar Komisionin Evropian për vlerësimin që ka dhënë sa i përket aplikimit të Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun evropian.
Ky është samiti i fundit i BE-së gjatë Presidencës franceze, pasi nga 1 korriku kryesimin e merr Çekia.
Edhe agjenda e Çekisë do të dominohet nga situata në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet e anëtarësimit në BE
-
BE-ja e aprovon: Hapen bisedimet për anëtarësim me Ukrainën e Moldavinë
-
BE-ja hap bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë
-
Anëtarësimi në BE, rekomandohen negociatat për pranimin e Ukrainës
-
Ukraina e Moldavia marrin statusin e vendit kandidat për BE