Liderët evropianë kanë vendosur t’i hapin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Ukrainën dhe Moldavinë dhe t’i japin statusin e kandidatit Gjeorgjisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur vendimin fitore për shtetin e tij dhe Evropën, raportoi BBC.
“Kjo është fitore për Ukrainën. Fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, inspiron dhe forcon”, ka thënë Zelensky.
Një zëdhënës i Charles Michelit, presidenti i Këshillit Evropian, ka thënë se pajtimi ishte unanim.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja e aprovon: Hapen bisedimet për anëtarësim me Ukrainën e Moldavinë
-
Ukraina dhe Moldavia hyjnë të hënën në fazën e parë të negociatave për anëtarësim në BE
-
Zelensky e Fico diskutojnë rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE
-
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet e anëtarësimit në BE
-
KE-ja rekomandon hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë