Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis hetimi për pilotët e “Batik Air” që i zuri gjumi gjatë fluturimit

Indonezia po heton transportuesin lokal “Batik Air” pasi u zbulua se dy pilotë kishin fjetur për 28 minuta në mes të fluturimit, shkruan BBC.

Dy burrat - të cilët janë pezulluar përkohësisht - ranë në gjumë gjatë një fluturimi më 25 janar nga Sulawesi për në kryeqytetin Xhakarta.

Njëri prej tyre thuhet se ishte lodhur pasi ishte kujdesur për binjakët e tij të porsalindur.

Airbus A320 doli për pak kohë nga kursi, por u ul i sigurt, me 153 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Piloti 32-vjeçar i kishte thënë bashkëpilotit të tij që ta merrte kontrollin e avionit rreth gjysmë ore pas nisjes, duke thënë se i duhej të pushonte. Sipas një raporti nga ministria e transportit, bashkë-piloti 28-vjeçar ra dakord.

Edhe Birësuan një foshnjë nga Indonezia, tani rrezikojnë ta humbin pas hetimeve për trafikim Botë Birësuan një foshnjë nga Indonezia, tani rrezikojnë ta humbin pas hetimeve për trafikim

Por, pa dashje edhe bashkëpilotin e kishte zënë gjumi. Sipas raportit, gruaja e tij sapo kishte sjellë në jetë binjaket dhe ai po e ndihmonte atë që të kujdesej për fëmijët.

Kontrolli i trafikut ajror të Xhakartës u përpoq ta kontaktonte kabinën e “Batik Air A320” pas transmetimit të tyre të fundit të regjistruar, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ajo heshtje e radios zgjati 28 minuta derisa piloti kryesor u zgjua dhe kuptoi se edhe bashkëpilotin e tij e kishte zënë gjumi. Ai zbuloi gjithashtu se avioni kishte devijuar për pak kohë nga kursi.

Më pas pilotët iu përgjigjën thirrjeve nga Xhakarta dhe e ulën avionin në mënyrë të sigurt.

Testet mjekësore para fluturimit vlerësuan se burrat ishin të aftë për të fluturuar. Presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës së tyre ishin normale dhe testet e alkoolit dolën negative.

Edhe Fëmijë të lidhur dhe të keqtrajtuar në një qendër kujdesi në Indonezi Botë Fëmijë të lidhur dhe të keqtrajtuar në një qendër kujdesi në Indonezi

Por teksa pilotët dukej se ishin plotësisht të relaksuar, testet dështuan për të përcaktuar nëse cilësia e pushimit të tyre ishte e mirë, ka theksuar eksperti i aviacionit Alvin Lie për BBC Indonesian.

Autoritetet tani kanë “qortuar fuqishëm” “Batik Air” për incidentin, me kreun e transportit ajror të Indonezisë, M Kristi Endah Murni, duke thënë se kompania duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kohës së pushimit të ekuipazhit.

“Batik Air” ka thënë se “operon me politikë adekuate pushimi” dhe se është “angazhuar të zbatojë të gjitha rekomandimet e sigurisë”.

Në vitin 2019, e njëjta linjë ajrore u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pilotit i ra të fikët.

Edhe “Po s’gënjeve, s’fluturon” -  pilotët e linjave ajrore fshehin problemet e tyre Botë “Po s’gënjeve, s’fluturon” - pilotët e linjave ajrore fshehin problemet e tyre

Rregulloret e aviacionit në shumicën e vendeve kërkojnë që të paktën dy pilotë të jenë të pranishëm në kabinën e avionëve komercialë.