Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nis gjyqi i policit të akuzuar për vrasjen e George Floydit

Në Shtetet e Bashkuara nisi të hënën gjykimi i një polici të akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit të kaluar, në qytetin Minneapolis.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një video që qarkulloi gjerësisht në internet, polici i bardhë, Derek Chauvin, u pa duke shtypur Floydin me gju në qafë për disa minuta.

Floyd më pas vdiq, ndërsa rasti shkaktoi protesta kundër racizmit në të gjithë SHBA-në.

Duke hapur gjyqin, prokurori Jerry Blackwell, tha se shifra për t’u mbajtur në mend është 9 minuta, 29 sekonda - koha sa Chauvin shtypi Floydin me gju në qafë.

Blackwell tha se Chauvin nuk e lejoi atë të ngrihej, edhe pasi Floyd tha 27 herë se nuk mund të merrte frymë.

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim.

Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afro-amerikanë, do të diskutojë për fatin e tij.

Dënimi maksimal me të cilin mund përballet Chauvin, është 40 vjet burgim.

Avokatët e tij pritet të argumentojnë se Chauvin nuk kishte qëllim ta dëmtonte viktimën. \ REL