Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, i shpallur fajtor për vrasjen e George Floyd, Derek Chauvin, ka apeluar dënimin e tij, duke thënë ndër të tjera se juria gjatë vendimit ishte e frikësuar nga protestat e vazhdueshme, ndonjëherë të dhunshme dhe e paragjykuar nga publiciteti i tepruar para gjykimit, raportoi Associated Press të enjten.
Derek Chauvin i kërkoi Gjykatës së Apelit të Minesotës të hënën që të anulojë dënimin e tij dhe të urdhërojë një rigjykim.
Qershorin e kaluar, gjykatësi i qarkut Hennepin, Peter Cahill, e dënoi Chauvinin me 22 vjet e gjysmë burg pasi juristët e shpallën fajtor për vrasje të shkallës së dytë nga pakujdesia dhe vrasje të shkallës së tretë.
Floyd vdiq më 25 maj të vitit 2020, pasi Chauvin e mbajti atë në tokë, me gjurin në qafën e tij për 9 minuta e 29 sekonda. Floyd ishte akuzuar se kishte përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan komoditeti.
Në muajt që pasuan vrasjen e Floyd, protestuesit dolën në rrugë në Minneapolis dhe në mbarë vendin për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit. Disa nga ato trazira ishin të dhunshme.
Edhe
Mjeku i dënuar në rastin e Matthew Perryt apelon dënimin me burg
Ndërkohë, avokati Mohrman tha se disa juristë shprehën shqetësime gjatë përzgjedhjes së jurisë se nëse Chauvin lirohej, ata do të kishin frikë për sigurinë e tyre personale dhe do të shqetësoheshin për më shumë dhunë. Ai tha se disa prej tyre treguan se ishin të frikësuar nga masat e sigurisë të zbatuara në gjykatë për të mbrojtur pjesëmarrësit e gjyqit nga protestuesit.
Apeli erdhi pasi Departamenti i të Drejtave të Njeriut në Minesotë publikoi rezultatet e një hetimi gati dy-vjeçar të nisur pas vrasjes së Floyd. Sipas këtij hetimi, Departamenti i Policisë së Minneapolis është përfshirë në një model të diskriminimit racor për të paktën një dekadë, duke përfshirë ndalimin dhe arrestimin e njerëzve me ngjyrë në një shkallë më të lartë se të bardhët, duke përdorur forcën më shpesh ndaj njerëzve me ngjyrë dhe duke ruajtur një kulturë ku gjuha raciste tolerohet.
-
Kevin Hart reagon ndaj batutës për George Floyd: Nuk ishte me shije, por nuk u befasova
-
Ish-polici i Seattle pretendon se Kurt Cobain u vra, por autoritetet s’duan ta rihapin çështjen
-
Trumpi për vrasjen e Alex Prettit: Po rishikojmë gjithçka
-
Demokratët kërkojnë largimin e agjentëve federalë nga Minesota pas vrasjes së një burri