Kryeministri Boris Johnson dështoi në premtimin e tij për ta nxjerrë Britaninë nga BE më datë 31 tetor ndërsa kjo e enjte shënoi fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 12 dhjetor. Situata në parlament vazhdon të reflektojë një kaosin ku gjendet vendi pasi janë shtuar përplasjet mes ligjvënësve për çështjen e Brexitit.
“Koha për protesta ka mbaruar, ne duhet të tregojmë lidership për të vendosur në prioritet interesat e njerëzve tanë, të forcojmë ekonominë e vendit por mbi të gjitha të çojmë Brexitin deri në fund. Mjaft më me zvarritje dhe konfuzion, divorci duhet të ndodhë dhe pikë. Është koha për lidership dhe këtë mund ta garantojë vetëm kjo qeveri” transmeton VizionPlus.
Lideri i opozitës Jeremy Corbin akuzon kreun e ekzekutivit si përgjegjës kryesor për krizën.
“Këto zgjedhje janë një shans që vjen njëherë në një gjeneratë për të shndërruar vendin tonë, për ti kthyer njerëzve interesat e mbajtura peng dhe për të siguruar që asnjë komunitet të mos mbetet pas.”
Bashkimi Europian ka miratuar shtyrjen e BREXIT deri më 31 janar, ndërsa Boris Johsnon synon të fitojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mënyrë që të arrihet miratimi i marrëveshjes së re të dakordësuar në Bruksel.